Politika e privatësisë
Përditësuar më 19 nëntor 2026
Titra Shqip (shtesa e shfletuesit dhe faqja titra.valezo.net) është produkt i Valezo. Këtu shpjegojmë cilat të dhëna përdoren, pse, dhe çfarë të drejtash ke.
Çfarë dërgon shtesa
- Tekstin e titrave që shfaq Netflix, një rresht në një kohë, dhe gjuhën në të cilën do ta përkthesh. Kjo dërgohet vetëm te serveri ynë, vetëm për ta përkthyer.
- Hyrjen e testuesit (përdoruesi dhe fjalëkalimi), që serveri të dijë se je i lejuar ta përdorësh.
Shtesa nuk dërgon se çfarë filmi shikon, historikun e shfletimit, llogarinë tënde të Netflix-it apo të dhëna të tjera nga faqet.
Çfarë ruajmë
- Përkthimet e rreshtave mbahen përkohësisht në kujtesë (cache), që një rresht i njëjtë të mos përkthehet dy herë. Nuk lidhen me ty dhe fshihen kur rinis serveri.
- Adresa IP përdoret vetëm në kujtesë për kufijtë kundër abuzimit (një numër i kufizuar kërkesash në minutë) dhe nuk ruhet.
- Lista e pritjes: email-i, emri dhe shteti (nëse i jep), gjuha dhe koha e regjistrimit. I përdorim vetëm për të të njoftuar për Titra Shqip.
- Në shfletuesin tënd ruhen cilësimet e shtesës (gjuha, hyrja) dhe të faqes (tema, gjuha). Këto nuk largohen nga kompjuteri yt.
Kush tjetër i sheh
Askush. Përkthimi bëhet në serverin tonë me softuer përkthimi që e drejtojmë vetë. Nuk i shesim dhe nuk i ndajmë të dhënat, dhe nuk përdorim reklama apo gjurmues analitikë.
Të drejtat e tua
Mund të kërkosh kurdoherë të shohësh ose të fshish të dhënat e tua në listën e pritjes. Na shkruaj përmes valezo.net.
Netflix
Titra Shqip nuk është e lidhur me Netflix, Inc. Netflix është markë e regjistruar e Netflix, Inc.